Tiranë -- Nesër, do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë, provimi i detyruar në matematikë i Maturës Shtetërore 2014.
Ndaj, Ministria e Arsimit i ka drejtuar sot një thirrje publike, prindërve të maturantëve që të ndihmojnë zhvillimin e këtij provimi me normalitet, pa lejuar të përsëriten ato probleme që u shfaqën gjatë provimit të "Gjuhës shqipe dhe Letërsisë".
Zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj i ka bërë këtë thirrje, prindërve që të marrin masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi.
Në mungesë të mjetit të identifikimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave;
të mos lejojnë që fëmijët të futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, pasi do pezullohen dhe ndëshkohen sipas rregullores së MSH 2014;
të mos lejojnë që fëmijët dhe nxënësit të marrin dhe të përdorin celular ditën e provimit, pasi do pezullohen konform rregullores.
Gjithashtu, Malaj ka njoftuar edhe mësuesit administratorë dhe përgjegjës administrimi se nuk do të përdorin celular ditën e provimit;
se duhet të shmangen nga provimi nëse kanë konflikt interesi dhe se nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/