Tirane-Në ditën e 13-të grevës së urisë së ish-të përndjekurve, drejtuesi i saj Fatmir Hoxha rreth orës 10:30 është dërguar për mjekim ne spital.<br />Ndërkohë me herët nëpërmjet një deklarate për media nga çadra e vendosur para Parlamentit në krah të godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë, ish të përndjekurit u shprehën të vendosur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave që kanë të bëjnë me hapjen e dosjeve të ish sigurimit komunist, ngritjen e një komisioni për gjetjen e varreve të 4000 të pushkatuarve nga Komunizmi, si dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve brenda dy vitesh.<br />Ata denononcojnë dhe qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet por edhe ka larguar shërbimin mjekësor në ndihmë të grevistëve.<br />"Kemi 13 ditë në grevë urie dhe jemi të lodhur dhe të kërcënuar. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka negociuar me ne. Me urdhër të Edi Ramës këto shtojnë vendosmërinë dhe përshkallëzimin e protestave tona." tha sot në mëngjes në një deklaratë për shtyp një prej përfaqësuesve të grevës së urisë.<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/