Tirane- Crown Agjents do të identifikojë dhe hetojë kompanitë që shmangin apo kanë shmangur ndër vite pagesën e akcizës.
Madje aktualisht po hetohet një kompani e cila shmang akcizën prej vitesh.
Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i "Croën Agents", David Smith i pranishëm në aktivitetin ku u bë prezantimi i Fushatës së ndërgjegjësimit dhe kontrollit për zbatimin e ligjit të akcizës.
Crown Agents ndërmerr një fushatë ndërgjegjësimi: "Të gjitha detyrimet e akcizës duhet të paguhen"
Taksa e akcizës, është shumë e rëndësishme pasi është një ndër kontribuesit kryesorë dhe përfaqësojnë të ardhurat më kryesore për qeverinë shqiptare.
Në konferencën për shtyp ku ishin të pranishëm Drejtororesha e Doganave, Elisa Spiropali dhe Crown Agents prezantoi fushatën për ndërgjegjësimin dhe zbatueshmërinë e akcizës.
Nga sot e gjithë javës në vijim do të ketë vizita në të gjithë operatorët subjektet që merren me mallrat e akcizës.
Crown Agents tregoi një diagramë ku tregohet qartë se subjektet që shmangin akcizën është shumë më e lartë sesa ato që paguajnë akcizën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/