Prishtine - Një ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka thotë se Kosova kaloi një test demokracie, ndërsa shtoi se prodhimi më pak i fletëve të votimit se numri I votuesve shmangu manipulimet si dhe nuk shkaktoi një dëm ekonomik.
"Kosova kaloi një test të demokracisë dhe treguam se kur duam mund dhe dimë të organizojmë zgjedhje të mira." Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së së Kosovës Valdete Daka në një intervistë telefonike dhënë paraditen e sotme për studion e Ora Neës, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme.
Zonja Daka vlerësoi se 8 qershori ishte një ditë e sukseshme dhe se me këtë proces votimi "Hoqëm imazhin dhe njollën që ishte në 2010".
Ankesat më të shumta në këtë proces votimi ka qenë votim familjar, fotografim të votës, por për kryetaren e KQZ procesi shkoi mirë si dhe për faktin se në veri të Kosovës, votimi shkoi pa asnjë incident.
"Në përgjigjësi procesi shkoi shumë mirë , veriu votoi për parlamentin e Kosovës. Nuk kemi pasur asnjë problem, apo incident. Procesi ishte jashtëzakonisht mirë dhe pres që kështu të përfundojë dhe numërimi dhe shpallja e rezultateve përfundimtare"
Daka thotë se numërimi ka përfunduar dhe dihen rezultatet për subjektet politike tashmë po bëhet pranimi i rezultateve dhe pas disa ditësh do të bëhen të njohura edhe rezultatet për kandidatët.
Fletëvotimi më pak
"Ne prodhuam më pak fletëvotimi sepse asnjeherë nuk kemi pasur dalje më të madhe se 50 % dhe ishte e kotë që të shtypen fletëvotime që më pas të shkatërrobhen dhe i jepen mundësi që të manipulohen. Prandaj ne vendosëm të prodhojmë më pak fletëvotime e të dërgojmë në qendra votimi një numër më të vogtël, por në asnjë moment nuk ka pasur mungesë të fletëvotimeve, në çdo moment kemi qënë të gatshmë që të furnizojmë qendrat e votimit kur ka pasur nevojë" u shpreh Daka.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/