ELBASAN - Ambasadori i OSBE-së dhe ambasadori i Sllovakisë kanë vizituar Bashkinë dhe qendrat sociale në Elbasan.

Gjatë vizitës janë inspektuar qendrat sociale ndërsa është folur për binjakëzime dhe mundësinë e projekteve për problemet sociale të qytetit.

Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig dhe ambasadori Sllovak, Milan Ciganik zhvillojnë një takim me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit për të parë mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimit në qendrat sociale të qytetit.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, ka njohur ambasadorët edhe me reformën territoriale dhe decentralizmin e kompetencave të pushtetit vendor.

"Më interesantja është kujdesi që tregojnë ambasadorët për problemet sociale të qytetit dhe vizitën që do të bëjnë në Elbasan për t'u njohur nga afër me punën e bashkisë për çështjet sociale, por edhe me hallet e problemet e këtij qyteti."-tha Qazim Sejdini.

Gjatë vizitës ambasadorët u njohën me problemet sociale të Elbasanit për të parë mundësinë e bashkëpunimit dhe të projekteve të përbashkëta.

"Sot kemi ardhur për të shikuar 3 qendrat sociale që merren me problemet sociale të qytetit. Po shikojmë se si është gjendja pasta do vendosim më tutje bashkëpunimin"-tha ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning.

"Ndoshta do të jetë një fillim i bashkëpunimeve bilaterele midis qyteteve të Sllovakisë dhe Elbasanit apo dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, por edhe duke qenë një shtet pjesëmarrës i OSBE-së për të parë punën e saj në Shqipëri"-tha ambasadori i Sllovakisë, Milan Ciganik

Të shoqëruar nga kreu i Bashkisë, dy ambasadorët kanë vizituar edhe qendrën sociale të komunitetit Rom në Elbasan.