KILI - Një person u plagos rëndë të shtunën (7 qershor) kur një ashensor në ndërtesën e apartamentit të tij ngjiti 30 kate në 15 sekonda dhe më pas u përplas me çatinë.

Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së ashensorit treguan peronin duke u futur në ashensor dhe më pas mbylljen e dyerve të ashensorit. Por brenda pak sekonda, dyert u hapën teksa ashensori po ngjitej shumë shpjet në ndërtesë dhe më pas përplaset me çatinë e ndërtesës, siç mund të shihet dhe në video.

Sipas ekipeve të shpëtimit, personi kishte plagë në kokë dhe këmbë kur ashensori u përplas në çati. Ai u dërgua në spitalin aty pranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Për incidentin kanë nisur dhe hetime. Në të kaluarën kanë nodhur incidente në anshensore por ky lloj incidenti që ndodhi në Kili është cilësuar si i çuditshmëm dhe i rrallë.