BRAZIL - Vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së botës 2014 në Brazil, audienca nga e gjithë bota do të shohin për herë të parë praktika të reja në ndeshje.

Për herë të parë në Kupën e Botës, do të përdoret teknologjia "Goal-line" për të ndihmuar gjyqtarët për të bërë vlersimin për golat.

Kompania gjermane "GoalControl" ka krijuar teknologjinë për të mbështetur gjyqtarët, gjë e cila është përdorur për vite në sporte si kriket, regbi dhe tenisi ndërsa për herë të parë përdoret në futboll.

Sistemi u prezantua sot në stadiumin e famshëm të Brazilit, Maracana në Rio de Janeiro, vetëm tre ditë përpara fillimit të botërorit.

Sistemi funksionon duke përdorur 14 kamera që dërgojnë fotot të dixhitalizuar në një dhomë të dhënash

Pas analizimit të të dhënave, mesazhi do të dërgohet në një orë të veçantë, arbitrit me fjalën "Gol" në qoftë se topi kalon vijën e portës.

FIFA vendosi këtë teknologji pas një incidenti në Kupën Botërore 2010, kur Anglisë iu mohua një gol kundër Gjermanisë.
Përfaqësues të FIFA-s thonë se sistemi është 100 për qind i besueshëm dhe se gjyqtarët janë trajnuar për të përdorur atë.

Gjyqtarët do të kryejë një numër të testeve të pajisjes për t'u siguruar se është duke punuar si duhet.

Botërori starton 12 qershor në stadiumin e "Sao Paolos" dhe ndeshja hapse do jetë ajo me Brazilit dhe Kroacisë.