Resurset e zonës së malit Tomorr, në komunën Roshnik, në rrethin e Beratit, shihen si një mundësi mjaft e mirë turizmi për zhvillimin e zonës. <br />E shtrirë rrëzë Tomorrit, kjo komunë ka se çfarë ti ofrojë vizitorit të huaj e vendas. E njohur për historinë e saj me famë, për "Qyprillinjtë e Rroshnikut", klimën e favorshme rrëzë malit, apo edhe prodhimet bio, komuna shpalos në këto ditë të bukura vere edhe bukuritë e saj natyrore, që tërheqin vëmendjen e çdo vizitori. <br />Për të dytin vit, komuna ka shpallur çeljen e sezonit turistik, ku kryekomunari i Rroshnikut, Petrit Fiska, ka theksuar se më shumë duhet të organizojmë evente të tilla për të njohur vlerat që kjo komunë ka në mbarë vendin pse jo dhe më tej.<br />Vendet plot gjelbërim e të paeksploruara, uji i kristaltë i ujvarave që zbresin nga mali, prodhimet blegtorale e bujqësore, e bëjnë Rroshnikun nga një komunë e harruar vite më parë, në një zonë të rëndësishme me prioritete në zhvillimin e turizmit. <br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/