Kriza ekonomike ndikon edhe në ofertat që i ofrojnë agjencitë turistike në shtet. Qytetarët shpenzojnë më pak para për pushimet verore, ndërsa kërkojnë të nxjerrin maksimumin nga ofertat e agjencive, pra me ato pak para synojnë të fitojnë sa më shumë shërbime. Prandaj, rezervimi i hershëm ose ai i minutave të fundit si dhe ofertat speciale, janë më tërheqëse për qytetarët.<br /> "Mund të themi se një familje mesatare që do udhëtojë me dy fëmijë, nëse në të kaluarën ka qenë më komode në llogaritë e saj, këtë vit përpiqet të zgjedhë hotele ku do kishte kushte të mjaftueshme për ta dhe për fëmijët. Ende ndihet kriza ekonomike, por në numrin e udhëtarëve që do udhëtojnë, ndonëse është herët, sezoni tashmë sa ka filluar, përfundimi është: Po, do shkohet në pushime", tha Ana Krstevska Kalamadevska, AT "Savana".<br />Ende ka klientë të llojeve të ndryshme. Disa kërkojnë oferta modeste dhe të lira, ndërsa disa të tjerë kërkojnë luks; ka edhe nga ata që marrin dhoma me qira. Tradicionalisht destinacioni më i kërkuar në të gjitha agjencitë është Greqia, ndërsa më pas vijnë Turqia dhe Shqipëria.<br /> "Ndoshta edhe buxheti, buxheti familjar, fuqia blerëse e secilës familje, i drejton kërkesat të jenë për Greqi, Turqi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci", deklaroi Veton Grubi, Operatori turistik VAS.<br />Nga agjencitë thonë se këtë vit kanë oferta për xhepin e çdokujt. Çmimet lëvizin prej 40 euro për apartament në Greqi, varësisht periudhës, deri mbi 1 mijë euro për pushim luksoz në Egjipt ose në ishujt ekzotik në Turqi.
