BDI-ja do të ketë 4 poste zv/ministrash në Qeverinë e re. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, i Financave, dhe i Transportit dhe Lidhjeve do të mbeten nga radhët e BDI-së, ndërsa në vend të zv/ministrit të Arsimit, partia e Ahmetit do të marrë zv/ministrin e Mbrojtjes. Deri tani nuk janë përcaktuar emrat që do të ulen në këto poste.<br /><br />Gjithashtu, për partinë e Ahmetit janë ndarë edhe 5 sekretarë shtetërorë.Kësaj radhe BDI-ja do të ketë sekretarin shtetërorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të heq dorë nga sekretari në Ministrinë e Informatikës ndërsa do të vazhdojë të mbajë sekretarët shtetërorë në Kulturë, Shëndetësi, Bujqësi dhe Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.<br /><br />Janë ndarë edhe drejtoritë dhe agjencitë shtetërore. BDI-ja ka marrë 38 drejtori nga 72 gjithsej, 6 më shumë se mandatin e kaluar ku udhëhiqte me 32 drejtori. Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, një ndër postet më të mëdha në eshalonin e tretë, do të vazhdojë ti takojë BDI-së. Nën udhëheqjen e BDI-së do të vazhdojë të mbeten edhe Postat e Maqedonisë, dhe njëri nga dy drejtorët në Fondin Shëndetësor. Ndër drejtoritë e rëndësishme që gjithashtu do të udhëhiqen nga kuadro shqiptarë janë edhe Aeroportet e Maqedonisë, Hekurudhat, Rrugët e Maqedonisë, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive dhe Burgjet e Strugës dhe Tetovës. Benjamin Arifi
