Tiranë-Ish-të përndjekurit kanë mbështetur grevistet në një protestë përpara Parlamentit. Ata kërkojnë nga qeveria që të dënohet figura e Enver Hoxhës.
Ata i kërkojnë politikës shqiptare dhe veçanërisht qeverisë që të marrë masa për këtë kategori duke dënuar krimet e luftës së komunizmit dhe figurën e Enver hoxhës. Gjithashtu grevistët e urisë kanë mbyllur derën e institutit të ish-të përndjekurve duke moslejuar punonjësit të hyjnë në godinë.
"Qeveria të realizojë kërkesat në mënyrë që grevistët t'i japin fund kësaj greve. Nuk mund të jetë pjesë e Europës një vend që pas 23 vjetësh paraqet figurën e diktatorit", tha Simon Miraka.
Më herët në një dalje për mediat Fatmir Hoxha, drejtuesi i grevës së urisë së ish-të përndjekurve i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të majtë dhe të djathtë që të ngrenë zërin që të dënohet komunizmi dhe të hapen dosjet.
"Qeveria që është zgjedhur me votën e shqiptarëve hesht dhe heshtja do të thotë që ju vdisni se ne nuk na bie ndërmend. Sot i bëj thirrje Parlamentit, deputetëve të majtë dhe të djathtë të ngrenë zërrin sepsë kur komandon i ligu, shkatërrohet vendi, të ngrenë zërin që të dënohet komunizmi. Ne sot dalim me një deklaratë për të cilën është tragjike që vazhdon zhdukja e dosjeve e atyre kriminelave që sot janë në parlamentin shqiptar që kanë dënuar djem dhe vajza shqiptare. Të zgjohet politika dhe deputetët dhe t'i japim fund kësaj kauze", tha Hoxha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/