Breshka Braziliane e njohur nga të gjithë si "Koka e madhe" ka parashikuar një fitore të madhe për Brazilin në hapjen e Kupës së Botës, ku vendi pritës do të ndeshet me Kroacinë në Corinthians Arena të San Paulo-s.

Breshka e detit e njohur si "Cabeçao" në Portugalisht, bëri parashikimin e parë nga akuariumi i tij në qytetin në veri të Salvadorit, një tjetër qytet pritës i Kupës së Botës. Breshka përdor kokën e saj për të parë të ardhmen dhe e ktheu atë nga ana e Brazilit në akuariumin e tij për të treguar fituesin e rradhës.

Kroacia po qëndron në të njëjtin qytet gjatë pritjes së Kupës së Botës, megjithatë është një qytetar brazilian, Eduardo da Silva që shprehet skeptik rreth profecisë së breshkës, duke u shprehur se është vetëm diçka supersticioze pa ndonjë domethënie të madhe.

"Koka e Madhe" do të bëjë parashikime çdo dy ditë para ndeshjeve të Kupës së Botës, ndaj mbetet për t'u parë sesa do të rezultojnë të forta fuqitë e tij psiqike.
Gjatë Botërorit të vitit 2010 ishte Oktapodi "Paul", që jetonte në akuariumin e Qendrës së Jetës së Detit në Oberhausen, Gjermani, që zgjodhi fituesit e vërtetë në 12 nga 14 ndjeshje, duke mundur shumë analistë parshikues.

Në momentin që ai vendos, "Cabeçao" sulmohet nga tre sardele të përmasave të njëjta për ta lëjuar atë të zgjedhë Brazilin, skaudrën kundërshtare, ose barazimin.