Brazilianët kanë lënë në plan të dytë Ditën e Shën Valentinit duke e festuar atë një ditë para datës së caktuar, për shkak të Kupës së Botës. Futbolli është vënë para Kupidit të Dashurisë ndonëse vendi njihet për pasionin e madh si ndaj futbollit ashtu dhe ndaj femrave. Megjithatë kjo zgjedhje është bërë për të mos penguar festimet e festës që mund të lihej pas dorë prej angazhimit të madh që gjithë vendi ka në vigjilje të pritjes së Kupës së Botës. Një numër i madh biznesesh kanë nisur një fushatë të quajtur "Lëvizja 11" duke ofruar 11% skonto për këdo që do të festojnë festën para ditës së saj zyrtare, kjo për të reduktuar kostot e tifozëve të Brazilit për shpenzimet në Kupën e Botës. <br /><br />Megjithatë shumë nga bizneset që varen drejtpërdrejt nga dita e Shën Valentinitm ankohen se Kupa e Botës dhe pasionin që njerëzit kanë për futbollin ka ulur romancën dhe njëkohësisht dhe shitjet që në këtë periudhë duhet të ishin në pikën e tyre më të lartë. Një shitëse e quajtur Vania, shprehet se vendosja e festimit të dy ditëve në një të vetme është shumë e komplikuar dhe kjo ka ndikuar më tepër tek festa e Dashurisë pasi të gjithë janë çmenduar pas botërorit të futbollit. <br />Biznesmenë të tjera thonë se s'mund të ketë vend për Shën Valentinin para zhvillimit të Kupës së Botës dhe se ata janë përgatitur për ta festuar sot festën e dashurisë, pasi nesër vëmëndja do të jetë vetëm për futbollin. <br />Por ndryshe nga shumica e çifteve të tjera ky çift arkitektësh kanë gjetur një zgjidhje tipike braziliane duke i bërë dhuratë njëri-tjetrit nga një bluze të skuadrës kombëtare të futbollit. "Dita e Shën Valentinit, me një dhuratë për bashkëshorten time, duke festuar Kupën e Botës është gjithçka që mund të pretendojë një i dashuruar", është shprehur Paulo.