Tirane- Mund të duket e habitshme por i pari që i uroi socialistët për ditëlindjen e Partisë, ishte rivali historik i së majtës, Sali Berisha.

Dhe pas urimit, nuk mund të mungonin as batutat ironike të ish-kryeministrit. Ashtu siç ishte betuar dy seanca më parë, kryeminstri Edi Rama i qëndroi fjalës së tij, duke mos iu përgjigjur në asnjë moment Berishës, të cilit i rezervoi vetëm reagime nëpërmjet mimikës.

E ndërsa Rama e kaloi në heshtje, vendin e tij si replikues e mori deputeti Taulant Balla.
Vetë Berisha u largua gjatë kohës që fliste deputeti Balla dhe përgjigjen e ktheu kreu i grupit Edi Paloka.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/