Surprise Me!

Avioni i Divjakes, Prokuroria i kerkon ndihme ushtrise ta heqe nga plazhi

2015-08-22 1 Dailymotion

Një muaj e 2 ditë pas rrëzimit në plazhin e Divjakës, avioni i Pilotit Italian Giorgo Riformato mbetet një ekuacion pa zgjidhje për mënyrën se si do lëvizet nga plazhi drejt një vendi ruajtje. Burime për "A1 Report" nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se me anë të dy shkresave zyrtare i janë drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për të lëvizur provën material avionin tip "Piper" drejt një vendi ruajtje në bazat ushtarake, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.<br /><br />Avioni aktualisht konsiderohet provë materiale dhe duhet ruajtur si i tillë deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku të pandehur janë deri më tani 4 persona dhe dy të tjerë rezultojnë në kërkim.<br /><br />Por si mund të lëvizet avioni model "Piper I-GRMP" i cili në gjendjen që është peshon 912 kg nga plazhi. Për shkak të krahëve me gjatësi afro 10 metër, ky avion nuk mund të lëvizet në rrugë tokësore duke u vendosur mbi një kamion.

Buy Now on CodeCanyon