FIER- Vendimi për dhënin e statusit kandidat Shqipërisë nuk do të pengohet nga konflikti i krijuar me kompaninë çeke "CEZ Shpërndarje".

Garancia është dhënë nga Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në një kompani naftënxjerrëse në qytetin e Fierit.

Gjiknuri ndër të tjera pohoi se po punohet për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë Ceke, teksa shtoi se qeveria shqiptare ka si qëllim liberalizimin e tregut të energjisë.
Sinkron

Ministri u zotua për më shumë transparencë në dhënien e lejeve koncesionare për kompanitë e huaja.

Gjiknuri ndër të tjera shtoi se qëllimi kryesor i qeverisë Rama është krijimi i një klime të përshtatshme për investitorët e huaj.