Tiranë- Kuvendi u mblodh në seancë plenare nën drejtimin e Kryetarit, Ilir Meta dhe, ndër të tjera, miratoi dy projektligje të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të pavarura dhe në fushën e mbrojtjes.
Për më shumë se tre orë deputetët debatuan lidhur me projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj" të ndryshuar"".
Ndër të tjera, ky projektligj parashikon përjashtimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga fusha e veprimit të ligjit "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj" të ndryshuar"" dhe zvogëlimin e numrit të anëtarëve të bordit nga 7 në 5 anëtarë.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/