Tiranë- Një mision i çuar në fund dhe një histori e mbyllur me sukses. Emisioni "Alarm" ka ndezur një tjetër sirenë puntatën e sotme, pas marrjes së një përgjigje pozitive nga MAS për rastin e të mbijetuarës nga tragjedia e Himarës, Eriselda Gubere, e cila kërkonte të punësohej si mësuese.

Grupi i xhirimit të emisionit "Alarm" e shoqëroi sot në Ministri Eriseldën, në orën 09:00, orë dhe në të cilën ishte lënë takimi. Ajo u prit nga vetë Ministrja, Lindita Nikolli, e cila dha dritën jeshile se në shtator Eriselda Gubere do ti bashkohet stafit pedagogjik.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/