Në 23 vjetorin e themelimit, Partia Socialiste mori urime nga rivalët historikë, aleatët dhe ndërkombëtarët në Tiranë.
Edi Rama tha se do të donte që urimet t'ja përcillte vetë Lulzim Basha, por demokratët kishin zgjedhur ish-kryetarin Tritan Shehu për t'i përfaqësuar zyrtarisht në ditëlindjen e 23 të PS.
"Kam ardhur zyrtarisht i dërguar nga Partia Demokratike, për të përfaqësuar Partinë Demokratike, sot në këtë ceromoni të kolegëve socialist me rastin e 23 vjetorit të krijimit të partisë së tyre dhe i uroj për këtë ditë të lindjes të Partisë Socialiste.
"Dua të evitoj polemikat edhe diskutimet e tepërta, sot kam ardhur për këtë çështje", tha Shehu.
Nga aleatët sigurisht më i afërti dhe më i vlerësuari është Ilir Meta, i cili në urimin e tij për 23 vjetorin nuk harron të përdorë edhe fjalën që socialistët e kanë aq shumë përzemër këto kohë
"Një ditëlindje kuptimplotë, janë të gjithë në periudhë rilindje", tha Meta.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu përcolli urimin në emër të diplomatëv.
"Urime 23 vjetorin, uroj që të festojë dhe vite të tjera", tha ai.
Festat janë ilaci më i mirë edhe për zbutjen e inateve të vjetra dhe urimet nuk mungojnë as nga ata që sot nuk ulen më në krah të Edi Ramës.
"Shpresoj që socialistët kanë kontribute pozitive në gjithë këtë trazicion. Raporti me socialisitët ka qënë konstant.
Në festën e Partisë Socialiste ishin të ftuar personalitetet më të larta të vendit, biznesit, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, e plotë të tjerë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/