Surprise Me!

A1 Report - Droga, arrestohen dy te paprekshmit Pjese e rrjetit te Gezim Çeles?

2015-08-22 38 Dailymotion

TIRANE - Policia ka arrestuar në Tiranë dhe Laç dy persona që deri disa kohë më parë konsideroheshin si të paprekshëm nga uniformat blu. Superoperacioni që drejtohej nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe zv.drejtori i policisë së Shtetit Sokol Bizhga, ka futur në rrjetën e tij dy shtetasit Arjan Shanaj nga Fieri dhe Astrit Bushin në qytetin e Laçit.

Shanaj, është kapur nga shërbimet e Komisariatit Nuëmr 2 në afërsi të rrugës "Ismail Qemali" në zonwn e ish-Bllokut me dy pistoleta në makimë, një Berreta dhe një revolver Smith si dhe një sasi fishekësh.

Rreth orës 01:00 pas mesnate oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit kanë arrestuar Shanajn për akuzën e mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime se Arjan Shanaj është i implikuar në trafikun e drogës, së bashku me të kërkuarin si kapo i rrjetit të kokainës Gëzim Çela.

Arrestimi i Shanajt që aktualisht administron kompaninë tregtare "ALPAR" Sh.P.K., vjen pas super-operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë kosovare, duke sjellë çmontimin e bërthamës së dy grupeve që vepronin në Kosovë dhe Shqipëri, duke arritur të trafikonin kokainë dhe heroine nga Amerika Latine, në Europë dhe në Shqipëri dhe që drejtohej nga Çela.

Ndërsa Bushi, i arrestuar në Laç dyshohet nga policia si kontigjent krimi, i proceduar për vrasjen e policit të FNSH Altin Balozi, ngarje e ndodhurnë vitin 2001. Për këtë vrasje Bushi, u dënua 25 vjet burg dhe më pas është nxjerrë i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Bushi kërkohet nga drejtësia e Spanjës dhe ajo italiane për grabitje vilash dhe mbajtje peng të personave. Në operacionin për arrestim e tij në vitin 2009, Bushi ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivave RENEA.

Për arrestimin e Bushit në vitin 2009, në kërkim për grabitjen, dhunimin dhe mbajtjen peng të producentin e njohur spanjoll Jose Luis Morena , vetë ministri i Brendshëm Spanjoll ka përgëzuar forcat RENEA, ndërsa vetë Bushi nuk u ekstradua asnjëherë drejt Spanjës. Vendimi u dha nga gjykata e Lezhës me argumentimin se bashkëshortja e tij nuk i ka mundësitë ekonomike për të mbajtur fëmijën e tyre.

Buy Now on CodeCanyon