Mirditë- Armët marrin të tjera jetë.
Një- 50 vjeçar nga Gjakova ka vrarë nga pakujdesia, me armë gjahu bashkëshorten e tij si dhe ka plagosur mbesën e kësaj të fundit.
Më pas në gjëndje të tronditur ka tentuar t'i japë fund vetes duke u prerë me thikë në fyt.
Vrasja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Konaj të Komunës Fan në Mirditë, në banesën e prindërve të bashkëshortes.
Gjakovari mik te familja e gruas
Viktima Prena Marku dhe Ndue Bisaku, 52 vjeç ishin të martuar dhe prej vitesh jetonin në Gjakovë, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishin shkuar për festë tek familja e prindërve të Prenës në fshatin Konaj.
Po pastronte armën e gjahut
Nga hetimet e para është bërë e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga pakujdesia, teksa 52-vjeçari Bisaku po pastronte çiften e vjehrrit të tijë brenda në banesë.
Në momentin kur arma është marrë në dorë nga ai kishte patur një fishek tek gryka pa dijeninë e tijë dhe ai e ka shkrehur, duke qëlluar bashkëshorten dhe mbesën e saj, 17 vjeçe Rezarta.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja brenda në dhomë nuk ka patur persona të tjerë, por pasi kanë dëgjuar krismën e armës kanë hyrë brenda në dhomë.
Tenton të vetëvritet
Pas këtij momenti ai ka tentuar të vrasë vetën, duke duke përplasur kokën disa herë në mur, dhe më pas ka marrë thikën duke prerë qafën.
Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë atij, pasi nga ky veprim ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit nga ku është bërë e ditur se nga plagët e marra ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e Mirditës ka nisur hetimet për krimin e rëndë. Pas ekspertizes së kryer policia bëri të ditur se 40-vjeçarja ka gjetur vdekjen menjëhershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa mbesa e saj ka marrë një plagë në këmbën e majtë dhe tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Në lidhje me ngjarjen policia bëri të ditur se ka shoqëruar disa familjarë, për të mësuar më tepër rreth rrethanave të saj.
Viktima Prena Marku dhe Ndue Bisaku, 52 vjeç ishte e martuar prej vitësh në Gjakovë, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishin shkuar për festë tek familja e saj në fshatin Konaj bashkë me bashkëshortin e saj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/