Një këlysh 6-të javësh gatopardi i sjellë në Kopështin Zoologjik Safari Park të San Diegos është "ambasadori" më i ri i grupit të gatopardëve që ndodhen në park. <br /><br />Gatopardi i ri ishte refuzuar nga nëna e tij në botën e egër ndaj kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë vendosur ta marrin në kujdestari për ta rritur vetë. Ai është bashkuar nën shoqërinë e një këlyshi 7-të javësh të quajtur Reina, një racë qensh shumë e dashur. <br />Kujdestarët e parkut kërkojnë që të dy këlyshët të jetojnë sëbashku 24 orë në ditë dhe shpresojnë se gatopardi i vogël do të mësojë sesi të ndërtojë "marrëdhënie sociale" me ambjentin e ri ndërsa rritet i afruar dhe nën shoqërinë e Reinas.<br />Kujdestarja e tyre dhe menaxheria e parkut, Suzie Ekard, u shpreh se ata u bënë menjëherë miq dhe se u pëlqen shumë të luajnë por dhe të flenë sëbashku të përqafuar me njëri-tjetrin.
