Pavarësisht se nxënësit e katër shkollave në Çair dëftesat i morën me emrat e vjetër të shkollave, kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se ndryshimi i emrave të shkollave është bërë në mënyrë të ligjshme dhe se sipas tij pritet vetëm epilogu formal i Ministrisë së Arsimit dhe më pas të regjistrohen në regjistrin qendror.

'Mendojë se gjithçka është e qartë rreth emrave të shkollave, vullneti i prindërve, i nxënësve, i prindërve, i këshilltarëve dhe vetë kryetarit të Çairit, mbetet vetëm të gjendet vullnet i mirë, të regjistrohen në Ministrinë e Arsimit dhe në regjistrin qendror dhe të përmbyllet si problem', deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Mexhiti nuk deshi të përgjigjet nëse prioritet i parë i Ministrit të ri të Arsimit, Abdilaqim Ademi do të jetë pikërisht zyrtarizmi i emrave të katër shkollave në Çair. Ndërkohë dje Ministri i Arsimit në largim Spiro Ristovski tha se katër shkollat në Çair kanë përfunduar me sukses vitin shkollor dhe iu kanë ndarë po ashtu dëftesa, nxënësve, ashtu siç parasheh ligji.

"Unë, me sa jam i informuar për shkollat në fjalë, viti shkollor përfundoi dhe u ndanë dëftesa, ashtu siç parasheh ligji", tha Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit (12.06.2014).

Ristovski megjithatë nuk sqaroi nëse si sukses llogarit faktin që sa ishte në krye të këtij dikasteri, mbajti të palëkundur emrat e heronjve maqedonas në shkolla. Dy vjet më parë Komuna e Çairit kishte miratuar vendimin për emërtimet e reja të katër shkollave shqipe: "Ismail Qemali", "Hasan Prishtina", "Jashar Bej Shkupi" dhe "Imri Elezi". Valmir Kuçi