TIRANE - Krimet e Rënda lënë në burg Aurel Pupen, një nga dy paketuesit e drogës që do trafikohej me avion nga Plazhi i Divjakës për në Leçe në Itali.

Pupe u arrestua më 27 Maj dhe në seancën e të premtes ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit.

Dy korrierët e këtij trafiku, piloti italian Giorgo Riformato dhe Sajmir Bajrami, janë të siguruar në masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve.

Bajrami dhe Riformato u arrestuan në 10 Maj, kur avioni i këtij të fundit bëri një ulje të pafat në Plazhin e Divjakës duke dëmtuar rrotën e parë.

Riformato ulej për të ngarkuar 460 kg marijuanë që ishin dërguar nga Bajramaj për t'u trafikuar në Itali.

Krimet e Rënda kanë arrestuar në Lushnje edhe Kleviol Ahmetajn, i cili sikundër Pupe ka ndihmuar Bajrmanin të ngarkonte dhe paketonte ngarkesën e marijuanës.

Hetimet vijojnë dhe në kërkim është edhe një ish-funksionar policie.