Surprise Me!

A1 Report - Reformim biletave, Haxhinasto: Qytetarët do të 'blejnë' kilometrat

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANE - Reforma në transport do të ketë kryefjalë të saj riformulimin e sistemit të biletimit, ku qytetarët do të blejnë kilometrat përmes biletave dhe do të mund t'i shfrytëzojnë ato në çdo lloj transporti, ashtu siç ndodh në të gjitha qytetet e mëdha urbane në vendet e zhvilluara. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë tavolinës për planin e reformimit të transportit. Haxhinasto u tregua i vendosur që të ndalojë mbivendosjet e linjave të transportit mes tyre si dhe të shmangë evazionin fiskal, po ashtu të zëvendësojë mjetet e vjetruara të transportit.<br /> <br />Ministri Haxhinasto preku dhe problematikën e mbivendosjes së linjave të transportit, që sjellin konkurrencën e pandershme, dhe shpenzime që rëndojnë në të gjithë strukturën e funksionimin e transportit në Shqipëri. Një problem tjetër, ai i vjetërsisë së mjeteve ishte një pikë diskutimi<br /> <br />Përmes planit për reformimin, Ministria Transporteve kërkon gjithashtu të riorganizojë operatorët në treg, në mënyrë që në fazën përfundimtare të krijohet një shërbim kombëtar i transportit të qytetarëve. Në krye të reformës mbetet shmangja e humbjeve ekonomike dhe abuzimeve me skemat, si dhe riformulimi në terma teknologjikë i sistemit të biletimit.

Buy Now on CodeCanyon