DURRES - Konkurenca në sektorin e ndërtimeve dhe kaluara e tij në vitet 1997 në qytetin e Elbasanit, ku njihej si person me precedent penal. Këto janë dy pistat kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e vrasjes së biznesmienit të ndërtimeve, Kujtim Dyrmishi, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat tipik mafioz në zonën e plazhit në Durrës.

Blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar 20 persona nën cilësinë e dëshmitarëve lidhur me këtë ngjarje, ndërsa ata po merrën në pyetje. Vrasësit kanë qënë të maskuar dhe nuk kanë lënë shënja gjatë misionit tyre, co rrit dyshimet e polcisë se ata ishin vrasës profesionit më pagesë, teksa në vëndine ngjarjes nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund ti identifikojë ata.

Ndërkohe mjeti më të cilin kanë lëvizur vrasësit rezlot të ketë qëne i vjedhur në Tiranë dhe target e tij ishin false. Kujtim Dyrmishi, ish ortaku i Xhemal Çelës, i ekzekutuar në muaj janar në një atentat me tritol po në zonën e plazhit, nuk ishte një emër i panjohur për policinë shqiptare,
41 vjeçari në vitet 1997-1998 ishte shoqëruar disa here nga policia, teksa njhej si një të fortët e qytetit të Elbasanit, ndërsa më vonë ai ishte transferuar në qytetin e Durrësit ku ishte përfshirë në biznesin e ndërtimeve.

Pistë tjetër e hetimeve është knkurenca në sektorin e ndërtimeve në qytetin bregdetar.

Kujtim Dyrmishi u ekzekutua me 5 plumba paraditen e djeshme rreth orës 10:40 në plazhin e Durrësit, nga 3 persona të maskuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Ekzekutimi i 49 vjeçarit është kryer nga makina në makinë në një zonë mjaft të populluar. Në makinën e braktisur të atentatorëve në Shën Vlash, u gjetën 3 automatikë dhe 24 gëzhoja.