Surprise Me!

A1 Report - Përgjimet, kodet e bandës së Çelaj, kokaina ishte 'fustan nuse'

2015-08-22 3 Dailymotion

TIRANE- Për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri, përdorej një komunikim i koduar, ku flitej rreth një tregtie për fustanët e nuseve. Protagonistët e këtij grupi kriminal që kishte shtrirje në disa shtete, rezultojnë në përgjimet telefonike të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si tregtarë të veshjeve dhe administratorë të disa agjensive, dhe më konkretisht të agjensive të dasmave.<br /><br />Por, ndryshe nga bisedat që ata kryenin së bashku në telefon dhe që tashmë janë administruar si prova në dosjen e prokurorisë, vëzhgimet e agjentëve në terren tregonin të kundërtën. Bisedat e përgjuara kanë treguar se kokaina cilësohej për Gëzim Çelaj dhe mikeshën e tij kimisten Valentina Tufina si fustan nusërie. Për të provuar këtë "fustan" gjithmonë zgjidhej shtetësja me shtetësi shqiptaro-amerikane, e cila pasi jepte "Ok" kryhej dhe pagesa financiare për blerjen e "fustanit" (Kokainës). Gjithçka ka qënë mjaft e organizuar dhe e planifikuar me detaje, duke mos lënë dyshimin më të vogël.

Buy Now on CodeCanyon