Surprise Me!

Papa Françesku në Shqipëri më 21 shtator, ati i shenjtë e konfirmoi vizitën në meshën e sotme

2015-08-22 7 Dailymotion

Papa Francesku do te vizitojë Shqipërinë në 21 shtator. Njoftimi historik, i dhënë nga vetë Papa, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan, ka gëzuar jo vetëm besimtarët shqiptarë të cilit ishin pjesmarrës në meshë, por dhe gjithë shiptarët. <br /> Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t'i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës, ka theksuar ati i shejtë. <br />Vizita e Papës është cilësuar një ngjarje historike dhe një shenjë vllazërije mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe nga kisha katolike në vendin tonë. Françesku është papa i dytë që viziton Shqipërinë, pas vizitës së Papa Gjon Palit, më 25 prill të vitit 1993. Gjithashtu kjo është vizita e parë e Papës Françesku në një vend ballkanik, ndërmjet shum ftesave në drejtim te tij.

Buy Now on CodeCanyon