Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator. Duke folur nga muzeu Arkeologjik i Durrësit, Kryeministri Rama tha se vizita e Atit të Shenjtë në tokën shqiptare është një ogur i mrekullueshëm që vjen në prag të vendimit të BE-së për marrjen e statusit kandidat.

Rama shtoi se vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është një vizitë për të gjithë Ballkanin, jo vetëm shqiptarë, pa dallim feje. Në Europë përmes Shqipërisë

"Këtë vit, 100 vjet pas luftës parë botërore Papa Françesku do të vijë në Tiranë. Por kjo e Atit të Shenjtë nuk është një mesazh për ne por për mbarë Europën, sepse të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin. Gjatë bisedës me të në Vatikan ne folëm për Shqipërinë që nga periudha komuniste e deri tek sfidat e sotme të Shqipërisë në rrugëtimin evropian. Prandaj edhe zbritja e afërt e këtij njeriu të rralë është një vizitë për gjithë shqiptarët dhe banorët e Ballkanit pa dallim feje. Unë besoj se edhe lajmërimi sinkron sot nga Durrësi këtu dhe nga sheshi Shën Pjetri në Romë i kësaj vizite të rrallë është një ogur i mbrekullueshëm në prag të vendimit që BE-do të marrë për statusin e vendit tonë." u shpreh Rama

Duke i uruar mirëseardhjen Kreut të Katolicizmit dhe mirënjohjen e tij për pranimin e ftesës së bërë nga Rama, kryeministri i Shqipërisë tha se pritja e tij do të jetë ashtu siç shqiptarët e kanë traditë mikpritjen

"Prandaj në emër tuaj i shpreh mirënjohjen Atit të Shenjtë për përmbushjen e dëshirës që unë i shpreha për ta mirë pritur në Shqipëri. Le ta mirëpresim Atin e Shenjtë siç ne e kemi traditë.Në fund dua ta mbyll me një urim: Zoti e bekoftë gjithmonë kështu Shqipërinë!" theksoi Kryeiministri

Konfirminin për vizitën e tij në Shqipëri më 21 shtator, Ditën Botërore të Paqes, Papa Françeksu e ka bërë ai personalisht ditën e sotme nga sheshi Shën Pjetri në Romë. Kjo është vizita e parë e Papës në një vend të Europës.