TIRANE ? Ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë të fortë kur tha se ishte në gjendje të digjte edhe mandatin e tij në shenjë proteste ndaj këtyre zgjedhjeve vendore, të cilat sipas deputetit demokrat nuk ishin të lira dhe u udhehoqen nga bota e krimit.

Nga salla e parlamentit ku akuzoi qeverinë për farsë zgjedhore, Berisha tha se kishte menduar që si formë proteste ndaj zgjedhjeve të cilat sipas tij u udhëhoqën nga bota e krimit, të hiqte dorë nga mandati i deputetit.

?Po hymë në këtë seancë në funelarin e zgjedhjeve të votës së lirë. Si protestë për këto zgjedhje vendore mendova të djeg mandatin tim?, - u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Por kjo deklaratë ka kaluar shpejt teksa Berisha vijoi me akuzat ndaj mazhorancës për këtë proces zgjedhur.