Surprise Me!

“Rrëzon” LSI për Vorën, Manjani: Fenomeni ekziston, KQZ thotë s’jemi kompetent-Ora News

2015-08-22 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të LSI-së për proçesin zgjedhor në bashkinë e Vorës.
Fatin e kërkesës së LSI-së e vendosi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, e cila bashkoi votat me tre anëtarët e opozitës.
Luzi e ka arsyetuar vendimin me faktin se nuk është në kopetencat e këtij institucioni të hetojë shtimin fiktiv të numrit të zgjedhesve që sipas LSI kanë ndikuar në rezultatin final në të cilin doli fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 258 vota kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku.
Ky vendim i KQZ-së lë në fuqi atë të marrë më herët nga KZAZ-ja e Vorës e cila shpalli fitues kandidatin e opozitës, Fiqiri Ismaili.
Pas vendimit, reagoi nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili tha për mediat se KQZ me këtë vendim pranoi fenomenin e zgjedhësve fiktivë në Vorë.
Ai shtoi se LSI do ta ndjekë çështjen në instanca të tjera.
Manjani: ? Më vjen jashtëzakonisht mirë që anëtarët e KQZ në kor, pavarëisht përkatësisë politike ranë të gjithë dakord që ka një fenomen në Vorë, por jo vetëm, ka një fenomen që ka të bëjë më transferimin e zgjedhësve për arsye politike por që me shumicë KQZ mendon se nuk është kompetent për ta zgjidhur këtë çështje. Në do ta kërkojmë këtë komptencë, nuk e lëmë kështu evazive, sigurisht ka prokurori, gjykata, ka instanca të tjera. Ne të do të bëjmë të gjithë konsultimet e nevojshme me ekipin e juristëve në parti pas kësaj për të arritur në konkluzionet e duhura?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kqz-shtyn-per-neser-voren-rrezon-pretendimet-e-fezges-per-kelcyren/

Buy Now on CodeCanyon