Dy të moshuar janë dhunuar në banesën e tyre në fshatin Kuc të Shkodrës, pas një tentative grabitje.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në këtë banesë që shihni në foto, në pronësi të Fadil Shahinit 83 vjec, por kanë hasur në rezistencën e këtij të fundit.

Nga burimet e policisë mësohet se dy të moshuarit që jetonin vetëm ishin duke pushuar në oborrin e shtëpisë, kur kanë parë grabitësit të hyjnë në banesë. Në këtë moment ata kanë bërtitur dhe kërkuar ndihmë, ndërsa grabitësit i kanë goditur me mjete të forta si levë dhe thikë. Gjatë dhunës mbi të moshuarit, grabitësit i kanë prerë veshin, ndërsa pre e dhunës ishte edhe bashkëshortja e tij rreth të 70-ve.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë mësohet se dy të moshuarit Shahini ndodhen në spitalin e Shkodrës.