Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjendet dhe sekuestrohet nje arsenal armësh ne Lazarat, i cili dyshohet se eshte përdorur në sulmin e datës 24 qershor mbi policinë dhe forcat RENEA.
Përmes një njoftimi për mediat, policia e Gjirokastrës bën me dije se ?pas nje pune profesionale duke perdorur edhe metodat proaktive ka zbuluar vendin ku autoret e sulmit mbi policine kane fshehur arsenalin e armeve?.
Arsenali i armëve u gjet në afërsi të shkolles se mesme, rreth 50 metra larg vendit nga u sulmua policia, ne nje pusete uji.
Blutë thonë se ?brenda pusetes jane evidentuar arme te tenda e te lehta dhe municione luftarake?.
Ndërkaq grupi hetimor ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë per nxjerrjen, administrimin dhe perpunimin shkencor te armatimit te gjetur dhe perdorur nga banda kriminale në sulmin e dates 24.06.2015 ndaj policise ku u vra ne krye te detyres oficeri i RENEA- Ibrahim Basha dhe mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë.
Aktualisht për sulmin në Lazarat dhe vrasjen e efektivit Basha, dy të akuzuarit kryesorë janë vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të cilën gjenden nën masën e sigurisë arrest me burg.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-ne-nje-pusete-uji-arsenali-armeve-qe-u-perdor-ndaj-policise/