ELBASAN - Peshku i lumit Shkumbin nuk duhet të konsumohet nga qytetarët. Alarmi jepet nga Inspektoriati i Mjedisi në Elbasan, ku Kryeinspektori Krenar Kaja i bën thirrje qytetarëve dhe tregëtarëve të mos e nxjerrin për konsum peshkun që marrin nga lumi.

Ndotja në nivele alarmante e lumit Shkumbin nga aktivitieti i kompanive të shfrytëzimit të inereteve dhe banorëve të zonës ka nxjerrë në kontroll specialistët e Inspektoriatit të Mjedisit. Kontrolli është shtrirë në të gjithë gjatësinë e lumit nga Prrenjasi deri në Peqin, ku lumi Shkumbin ka regjistruar ndotjen më të madhe.

Kreyinspekrtori i Mjedisit në Elbasan, Krenar Kaja shprehet se janë ushtruar kontrolle ndaj firmave të ndryshme dhe shumë prej tyre janë gjobitur për shkelje lidhur me ndotjen në mjedis.

Gjatë stinës së verës, ujërat e lumit Shkumbin janë tepër të frekuentuara nga qytetarë të ndryshëm, që zgjedhin të bëjnë plazh në rrjedhën e lumit, ndonëse ndotja e ujit mund të jetë shkaktare për sëmundje të ndryshme të lëkurës.