LEZHË - Lezha është tronditur mbrëmjen e së dielës kur në një nga lokalet më të frekuentuara pranë Katedrales së qytetit plumbat e ardhur nga një makinë nga dy persona ende të paidentifikuar i morën jetën një 23-vjeçari dhe lanë të plagosur rastësisht një 38-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:35 në lokalin ?Libraria? në lagjen ?Beslidhja? përballë kompleksit të shkollave.

Autorët kanë qenë në një makinë tip Audi pa targa dhe kanë qëlluar nga rruga në drejtim të lokalit ku ndodhej 23-vjeçari Kristjan Marku, kur ky i fundit sapo po dilte. Autorët kanë qëlluar mbi tre herë në drejtim të tij me armë zjarri tip pistolete, ndërsa për t?i shpëtuar plumbave 23-vjeçari është futur në lokal por pa mundur që të dalë gjallë nga atentati. Plumbat e marra në gjoks dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut nga lagjja "Xhenjo" e qytetit të Lezhës.

Sipas hetimeve të deritanishme, i riu Marku ka qenë objektiv i autorëve ndërsa 38-vjeçari Altin Gjoni nga fshati Tale i Lezhes ka mbetur i plagosur aksidentalisht pasi po kalonte në trotuar shumë pranë lokalit. Ai ka marrë një plumb në fytyrë pranë gojës dhe po merr mjekim në spitalin e Lezhës.

Policia ende nuk ka identifikuar autoret e ngjarjes, duke e konsideruar këtë ngjarje si një krim mafioz, pasi autorët kanë qëlluar nga automjeti i tyre në lëvizje dhe gjithçka ka ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurtër duke mundur që autorët të largohen me shpejtësi. Ende nuk dihen motivet e atentatit ndaj 23-vjeçarit Marku, ndërsa policia po heton për ndonjë konflikt të çastit, pasi nuk njihet si person problematik.

Deri më tani janë shoqëruar në komisariat disa persona, mes tyre edhe personeli i lokalit të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes për të hedhur dritë mbi vrasjen.

Forca të shumta policia menjëherë kanë ngritur postblloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit të Lezhës si dhe në rrugët rurale nga ku mendohet të jenë larguar autoret, por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, të cilët do të ndihmojnë grupin hetimor për zbulimin e autorëve të këtij krimi.
Të shtënat e armës në mënyrë të pakontrolluar nga autorët kanë terrorizuar qytetarët të cilët në momentin e vrasjes kanë qenë të shumtë në zonën përreth, duke shtuar frikën dhe panikun për qytetaret lezhjanë.