SHKODËR - Age Koçeku nga Gruda e Re është gruaja që ka bindur vrasësin e çiftit të turistëve çek, Sokol Mjacaj, të dorëzohej pranë forcave të policisë, të cilat kishin zbarkuar në fshat, por nuk kishin vendndodhjen e saktë të vrasësit.

Në një intervistë ekskluzive për televizionin A1 Report, Age Koçeku ka rrëfyer se si e ka pikasur vrasësin pranë pallatit të saj ndërsa po shikonte përmes televizionit operacionin për arrestimin e tij.

E moshura pavarësisht frikës i ka kërkuar vrasësit të hyjë në banesë, ndërsa ky i fundit sapo ka ardhur ka kërkuar një gotë ujë.

?Dola pash, se ai ishte poshtë, unë isha lartë. Kur doli atje në rrugë i thirra: Hë more shok ça do? ?Jo, kurrgjë? tha ai dhe iku drejtë asaj shtëpisë. Më pas hoqi çorapet, mori shapkat edhe erdhi prapë dhe më tha , ?dua ujë?. Mirë i thashë, ujë po të jap, erdhi dhe s?pyeti hiç, u ul brenda. Edhe i thashë, mos je ai djali? Po tha, ?ai djali jam.?, rrëfen gruaja.
Në nisje të bisedës e zonja e shtëpisë është përpjekur të bindë 20-vjeçarin të dorëzohet pranë forcave të policisë. Vetë Sokoli nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm ndaj gruas, por i ka kërkuar telefonin që të fliste me policinë që kishte rrethuar fshatin.

?I thash më mirë dorëzohu, se do bëhet puna edhe më keq se është bërë. Ndënjti dhe një moment dhe më tha a ke telefon? Po i thashë kam. Më tha a po ma merr pak policinë? Po i thashë. E mora policinë vet, foli edhe ky vet. Edhe s?ka vonuar, policia ka ardhur në sekonda e ka marr nga aty.?- tha Age Koçeku

Ndonësë kishte kryer një krim makabër, 20 vjeçari ishte shumë i qetë pohon ndër të tjera Age Koceku, e cila shton se ky fakt i futi asaj edhe më tepër frikën.

?Më e frikësuar isha unë, se ishte ai. Ai ishte shumë i qetë, unë për vet po dridhesha. Kur mbusha ujin gjysma e gotës mu derdh se po thoja mos po më ther se i kishte duar të në xhepa, thashë ka ndonjë pistoletë a ndonjë gjë tjetër. I thashë mos e merr veten në qafë, se po më merr më qaf mua dhe veten. Jo, jo, tha të mos kesh merak, nxorri një thikë të vogël, ja këtë kam, e futi prapë në xhep dhe erdhi policia pastaj.?- thotë e emocionuar nga kujtimi i atij momenti Koçeku.

Biseda mes Age Koçekut dhe vrasësit ka qënë shumë e shkurtër dhe kryefalë ishte përpjekja e gruas për ta bindur të dorëzohet.