TIRANË - Projekti kombëtarë për të rinjtë është prezantuar sot nga Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, sipas të cilit projekti do të jetë një shembull i mirë për të ardhmen e vendit.

Sipas Klosit, ky është një projekt plan për tu paraqitur të gjithë sëbashku në tregun e ri të punës, në kuadër të së cilit janë firmosur dy marveshje bashkëpunimi me ministrinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Më tej, Klosi prezantoi 6 pikat e planit në mënyrë të detajuar ku një rëndësi shumë të veçantë ashtu siç e ka shprehur edhe më parë e zë nxitja e sa më shumë të rinjve të zgjedhin të studiojnë së më shumë në shkollat profesionale.

?Ky është një plan i bashkërenduar edhe me të rinjtë e shtresave në nevojë të cilët presin një ndihme nga qeveris.
Ky plan vjen i miradministruar me të gjitha problemet. Është njëë plan i bazuar mbi një projekt konkret buxhetor, projekte të cilat mbulojnë 70 % të këtij plani. Plani është një kërkesë e kohës për të krijuar ura lidhëse midis shoqatave rinore anë e mbanë vendit. Është një plan për tu paraqitur të gjithë sëbashku në tregun e ri të punës. Në kuadër të këtij plani unë kam firmosur dy marveshje të rëndësishme me ministrin e serbisë dhe të kosovës. Në mënyrë që të kemi projekte të përbashkëta që rinia e të gjithë rajonit të ecë përpara. Projekti është ndërtuar në 6 kolonave si një punë e përbashkët midis disa strukturave të shtetit shqiptaër
1.Nxitja e pjesmarrjes së të rinjëve në proceset e vendimarrjes. Kjo kërkon përveç vullnetit të tyre edhe mbështetje të institucioneve dhe ne po e mundësojmë këtë. Në garën e fundit të pushtetit vendorë kemi një numrë shumë të madh të rinjsh pavarsish ngjyrimeve politike të cilës ata i përkasin.
2.Nxitja e punësimit të të rinjve nëpërmjet politikave efektive që kërkon tregu i punës. Diplomat duhet të gjejnë evaluimin e tyre ndaj duhet të gjejmë mundësi që të futen në tregun e ri të punës.
3. Shëndeti, sporti dhe mjedisi. Nuk duhet të presim që rinia të vuaj nga sëmundje që vijnë nga mosaktivizimi në sport. 44 ambjente sportive janë krijuar në qarqet e vendit.
4. edukimi i të rinjve. Ka të bëjë me arsimimin profesional. Do ta transferoj këtë arsim sepse shqipëria ka nevojë për djem dhe vajza të kualifikuar për të qenë të gatshëm për tregun e punës. Shkollat profesionale do të kthehen shumë shpejt në shkolla shumë më shumë të ërkuara.
5. Mbrojtja sociale. Ka të bëjë drejtpërdrejtë me ata të rinjë të cilët kanë nevojë për dorën e shtetit. Do të bëjmë të mundur edhe aktivizimin e tyre
6. Kultura dhe vullnetarizmi. Për të qënë një shoqëri më shumë e edukuar dhe e lexuar dhe që ecën përpara ky do të jetë qëllimi dhe sfida jonë.
Ky është një plan i miratuar, i përket një gjenerate të re sepse është një plan i organizuar për një brez të ri. Do jetë një shembull i mirë për të ardhmen e këtij vendi, për të qenë ata aktorë kryesorë e për të stërvitur në vijim më të vegjlit?, tha Klosi.