Lidhur me projektin e parashikuar nga qeveria tek diga e Liqenit Artificial ka reaguar Partia Demokratike për të disatën herë në një deklaratë për mediat me anë të Jorida Tabakut<br /><br />Ajo cka tabaku nënzivoi në fjalën e saj ishte vënia në dukje e premtimeve të Veliajt dhe mosmbajtja e tyre duke thënë se premtoi gjelbërim jo betonizim të Tiranës.<br /><br />"Rama dhe Veliaj, edhe sot vazhdojnë të heshtin për pallatet dhe ndërtimet komerciale që kishin planifikuar këtu në hyrje të Parkut të Liqenit. Sigurisht që pseudokonkursi i shpallur në mënyrë tinzare ishte thjeshtë një vegël klienteliste për të filluar dhe zbatuar planin e betonizimit të sheshit Nënë Tereza, të hyrjes së Parkut të Liqenit të Tiranës, akoma pa marrë postin e kryetarit të bashkisë nga ana e z.Veliaj" ? tha Tabaku