Hetimet që zbuluan rrjetin e kokainës Hollandë-Itali të drejtuar nga shqiptarët mes tyre dhe futbollisti i superligës Guido Tepshi njëherazi dhe jurist në portin e Durrësit kanë nisur 3 vite më parë pas një vrasje të kryer në Fuchecio të Firencez për prishje të pazarave të drogës.

Kjo konfirmohet nga hetuesit italian, të cilën kanë bërë publik faktet si dhe disa prej përgjimeve telefonike ku rezulton se futbollisti Tepshi shfaqte dëshirën të futej në strukturat e policisë e më pas të fitonte dhe magjistraturën për tu bërë gjykatës pasi Universitetin e kishte mbaruar për Juridik.

Përgjimi i numrit të një prej shqiptarëve dëshmitarë në vrasjne e 2012 në Firenze ka ndihmuar policinë të zbardh rrejtin ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Holanda në Toskana të Italisë, ku rezulton se gjithçka drejtohej nga qyteti i Durrësit.

Në total hetuesit italian nxorrën 18 urdhër arreste, 17 prej tyre të ekzekutuara mes italisë e shqipëirsë ndërsa një person është ende në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Gjermani.Pjesëtarët e kësaj organizate jetonin në Itali ndërsa të ardhurat që siguronin i dërgonin në Shqipëri me dërgesa deri në 300 mijë euro në javë, për të cilat tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka nisur procedim penal në zbatim të ligjit antimafia.