Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Gjirokastër, ka bllokuar për mungesë dokumentacioni, rreth 315 kg mjaltë, gjatë një aksioni blic të ndërmarrë në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë.

Anës aksit nacional Gjirokastër-Tepelenë në këtë park natyror, me dhjetëra shitës ambulantë, reklamojnë mjaltë që sipas inspektorëve të AKU është jashtë standardeve.

Vasi Qurku, koordinator i sigurisë ushqimore në AKU, shprehet për A1 Report se mendohet që sasia të jetë më e madhe nga ajo çka raportuam sot, çka bën që në sitën e kontrollit edhe gjatë ditëve vijuese, të kalojnë të gjitha njësitë tregtare.

Prej ditësh inspektorët e AKU i kanë intensifikuar kontrollet në subjekte të ndryshme për të garantuar cilësinë ushqimore.