PUSTEC - Edmond Themelko është i pari nga kryebashkiakët e rinj që në orët e para të 22 qershorit mësoi se banorët e Pustecit, bashkisë së re të krijuar me ndarjen territoriale, i kanë besuar të drejtorë këtë njësi vendore për të tretën herë radhazi.

Në një intervistë për A1 Report, Themelko pohon se prioritet gjatë katër viteve të ardhshme, do të jetë kanalizimet e ujerave te zeza dhe furnizimi me ujë te pijshëm ku prej vitesh janë inekzistente në këtë zonë minoritare.

E ndërsa thekson se zona e Pustecit është e pasur me resurse të larmishme natyrore ndaj një tjetër projekt i tij është kthimi i Pustecit në një qendër të rëndësishme turizmi.

?Duke qenë që në Bashkianë e Pustecit të gjithë fshatrat thuajse janë buzë liqenit të Prespës, bukuria natyrore dhe vetë pozicioni gjeografik ku gjendet Bashkia Pustecit i jep prospektivë zhvillimit të turizmit. Nga një vit në vitin tjetër rritet numri i turistëve në Bashkinë e Pustecit dhe ne do mundohemi që të krijomë kushte të mira që këta turistë që vinë të mos jenë siç janë deri tani 1 ditorë por të sigurojmë kushtet që turistët të rrinë shumë ditë këtu."- u shpreh për A1 Report Themelko.

Pas ndarjes së re territoriale bashkia e Pustecit është një nga njësitë më të vogla administrative ndërsa kryebashkiaku i ri ka kërkuar edhe bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë aktuale për realizimin e projekteve.

Nga ana tjetër Themelko ka vënë theksin edhe te papunësia e cila është ulur këmbëkryq në këtë zonë ku e ardhurat e vetme vijnë kryesisht nga emigracioni.

Bashkia e Pustecit është njësia më e vogël administrative me një popullsi prej 5300 banoresh, ajo përbëhet nga 9 fshatra, shtatë prej të cilave shtrihen buzë liqenit të Prespës dhe te gjithë me banorë me kombësi maqedonase.

?Synimi ynë është që të ketë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm që të merren masat për të përmirësuar situatën social ekonomike të zonës duke parë numrin e madh të popullsisë që është në Bashkinë e Pustecit ne me realizimin me bërjen e masterplanit të ri do parashikojmë një zonë të lirë për investitorët.?-tha Themelko.