Surprise Me!

A1 Report - Prishen tubacionet vaditëse 80 ha kulturë bujqësore në rrezik

2015-08-22 0 Dailymotion

ELBASAN - Prishja i tubacionit të ujit për vaditje në Kuqan të Elbasanit është kthyer në shqetësimin kryesor të fermerëve si dhe të drejtuesve të automjeteve.

Dëmtimi i këtij tubacioni rrezikon të thajë 80 hektarë me kultura bujqësore në periudhën më të nxehtë ku vaditja është jetike.

Teksa tubacioni kalon poshtë rrugës nacionale, uji ka dëmtuar rëndë aksin rrugor Elbasan-Cërrik duke sjellë probleme serioze në qarkullimin e automjeteve që çdo ditë përballen me rrezikun e dëmtimit të automjeteve.

Banorët e fshatit dhe drejtuesit e automjeteve shprehen se gjendja vazhdon të rëndohet nga dita në ditë dhe çdo minutë e humbur është me pasoja si për bujqësinë ashtu edhe për qarkullimin.

Drejtori i Bordit të Kullimit në Elbasan Astrit Xhelili shprehet se janë marrë të gjitha masat për ndërhyrje nga ky bord edhe pse kanalet vaditëse janë pronë e shoqatave të vaditjes dhe pritet përgjigje nga policia për ndalimin e qarkullimit dhe nga autoriteti kombëtar i rrugëve.

Buy Now on CodeCanyon