TIRANË - ?Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës?. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.

Bogdani tha se çmimi i naftës vazhdon të rritet duke kapur shifra rekord, ndërkohë që qeveria nuk reagon ndaj kësaj ?plage ekonomikë?,- siç e quan ai.

Më tej Bogdani tha se edhe pse qytetarët ndodhen në këtë situatë, kryeministri Rama vijon ti mbajë të larta edhe taksat mbi qarkullimin.

?Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike. Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë keshtu çmimin e naftës?, - tha Bogdani

Bogdani tha se Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve

?Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientet e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve?, - tha më tej Bogdani.