Surprise Me!

A1 Report - Zbulohet arma, efektivi Basha u vra me mitraloz...jo snajper

2015-08-22 1 Dailymotion

LAZARAT - Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha i cili humbi jetën në Lazarat mund të jetë vrarë me armë të rëndë mitraloz. Është ky përfundimi i arritur deri në këtë fazë të hetimeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit të cilët në grupin e armëve të sekuestruara më 3 korrik të këtij viti (9 ditë pas vrasjes nga grupi i armatosur), kanë identifikuar pikërisht mitralozin model Gulinov si armën që dyshohet t?i ketë marrë jetën specialit.

Burime për A1Report nga grupi hetimor thanë se me këtë armë janë bërë një sërë eksperimentesh dhe ka rezultuar se dëmtimet që plumbi i saj lë, janë të njëjtat me ato që ka pësuar dhe efektivi i RENEA-s Basha më 24 qershor.

Deri në këtë fazë të hetimeve dyshimet ishin për një armë snajper, por ekzaminimet laboratorike dhe ato shkencore me anë të qitjes kanë provuar ngjashmërinë e gjurmëve të lënë në trupin e Bashës me ato të mitralozit të rëndë.

Hetuesit bënë me dije se brenda pak ditësh pritet që në një batalion qitje të bëhet dhe një eksperiment me Arbjon e Alban Alikon dy vëllezërit e dyshuar për përdorimin e kësaj arme, çka do të hidhte drite mbi përfshirjen apo jo të tyre në vrasjen e policit.

Deri në këto momente nga 80 armë të sekuestruara nga policia eksperimentet balistike kanë përfunduar për 20 prej tyre dhe janë në pritje dhe rezultatet për 60 armët e tjera mes tyre automatik dhe pushkë.

Buy Now on CodeCanyon