DURRËS - Erozioni detar nuk po kursen as Kepin e Rodonit në skajin më verior të vijës bregdetare të Durrësit.

Sipërfaqe të mëdha tokë prej vitesh kanë përfunduar në ujërat e Adriatikut për shkak të erozionit.

Ndërkohë erozioni po rrezikon seriozisht edhe kalanë e Skëndërbeut, e cila gjendet në pjesën më veriore të Kepit të Rodonit.

Numri i vizitorëve në këtë vend është i paktë, ndërsa jo me e madhe ka qenë vëmendja e instancave përkatëse për të ndaluar shkatërrimin.

Për të ndaluar këtë fenomen nevojitet ndërhyrja emergjente për ndërtimin e mureve mbrojtëse, por kjo kërkon fonde dhe specialistë, ndaj organet kompetente kanë zgjedhur të heshtin.

Pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë komente.

Nëse mesat nuk merren së shpejti koha do bëjë punën e saj dhe kepi i Rodonit do mbetet thjeshtë një shprehje gjeografike.