Surprise Me!

A1 Report - Gjirokastër,nis misioni i ri arkeologjik nga Universiteti i Maceratës në Itali

2015-08-22 2 Dailymotion

GJIROKASTËR - Misioni arkeologjik i Universitetit të Maceratës në Itali edhe këtë verë do të kryejë studime arkeologjike dhe kulturore në luginën e Drinos në zonën juglindore të Gjirokastrës.

Ky është misioni i 10 i tyre, ku po kryhen gërmime arkeologjike të cilat njëkohësisht parashikohen dhe studime gjeofizike, restaurim e konservim të gjetjeve të cilat janë në laboratorin e Universitetit ?Eqrem Cabej?. Gjatë një takimi të zhvilluar sot në këtë Universitet, profesori italian Roberto Perna i cili është dhe drejtuesi i këtij misioni arkeologjik, ka folur për A1 Report, rreth gërmimeve që do të kryhen dhe projektet që do të zbatohen.

Përgjatë kësaj lugine gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat me kalimin e kohës, po tërheqin jo vetëm studiuesit e arkeologët, por edhe turistët.

Të tilla si ai i Antigonesë, Adrianopolit, Melanit, Palokastrës etj, që tashmë janë bërë pjesë e guidave të udhëtimeve të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shërbyer edhe si nxitje për zhvillimin social dhe ekonomik të zonave ku ndodhen.

Buy Now on CodeCanyon