VORË ? Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një sherri me thika mes të rinjve të regjistruar pasditen e sotme në një pishinë në Vorë.

Mësohet së viktima është 19-vjeçari, Klevis Disha, nga Nikla e Krujës dhe se ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra nga arma e ftohtë.

Të plagosur kanë mbetur vëllai i tij, Lorenc Disha, djali i xhaxhait të tij G.Disha, 23 vjeçari M. Kupa dhe K. Doku.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk ka të dhëna për autorin e krimit dhe motivet, ndërsa policia po merr në pyetje pronarët e pishinës dhe të plagosurit që ndodhen në spital.

Paraprakisht dyshohet se ai që ka qëlluar me thikë është një person i vetëm. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe motivet.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve përreth pishinës për të hedhur me shumë drite mbi këtë ngjarje.