TIRANË - Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi ligjin e ri për pronat, u tregua më shumë se i ashpër më atë që është bërë për 25 vjet me radhë më këtë plagë të shqiptarëve.

?Nidhur me këtë çështje me rëndësi historike dhe kombëtare na duhet një partneritet serioz me të gjitha hrupet e interesit dhe një vijë e prerë ndarëse midis logjikës dhe absurdit?, tha Rama.

Pikësëpari sipas kryeministrit për këtë absurd përgjegjës është shteti.

?Historia që lidhet me pronën e historisë së re është ajo e një absurdi që lidhet me dy palë: Ajo që lidhet me individë që kanë arritur të trashëgojnë edhe amfiteatroit. Dhe ajo e një shteti që ka arritur të bëjë me pronën një çorap të paimagjinueshëm?, - tha ai

Po kush i gllabëroi pronat shqiptarëve? Rama e ka përgjigjen dhe ata janë gjykatësit. Ai ka akuzuar gjykatësit duke i cilësuar ata si banda kriminale dhe përgjegjësit kryesorë të ?gllabërimit? të pronave,

"Është e nevojshme të bëhet një gjyq i madh për të gjithë këtë persona që kanë bërë një kasaphanë të madhe sidomos në sistemin e pronave. Në një sistem ku kush ka gjetur shesh ka bërë përsheshin e vet", - tha Rama.

Rama tha se situata me pronat në Shqipëri ëshë një katraurë e vërtetë, duke shtuar se në shqipëri ka pretendentë për prona dhe kthime e kompensime, sa 2 fishi i sipërfaqes së vendit tonë. Një absurd që është zhvilluar me patos falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bande kriminale që ka bërë një kaspahanë që i ka kthyer pronat dikujt që nuk i takon dhe i ka mohuar dikojt që i takon.

?Në shqipëri ka pretendentë për prona dhe kthime e kompensime sa 2 fishi i sipërfaqes së vendit tonë. Një absurd që është zhvilluar me patos falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bandë kriminale që ka bërë një kaspahanë që i ka kthyer pronat dikujt që nuk i takon dhe i ka mohuar dikojt që i takon?, - tha Rama.

Por shefi i qeverisë mendon se banda e gjykatësve kriminale ia dhanë krimit çdo pronë, madje dhe teatrot antikë.