TIRANË - Një seancë e posaçme parlamentare vetëm për diskutimin e projektligjit shumë të debatuar të arsimit të lartë të martën në orën 17:00. Është ky vendimi që ka marrë Konferenca e Kryetarëve e cila u mblodh pas debateve që përfshinë sallën e Kuvendit këtë të enjte, ku në rend dite ishte edhe miratimi i këtij projektligji.<br /> <br />Demokratët i kërkuan kryeparlamentarit Meta heqjen nga rendi i ditës të projektligjit dhe diskutimin e tij në seancën e së enjtes tjetër. Edhe pse e quajti mungesë vullneti nga ana e opozitës për të ecur para me këtë projektligj si pjese e reformës të rëndësishme në arsim, Ruçi kërkoi që parlamenti të mblidhej të hënën. Burime për A1 Report nga Konferenca e Kryetarëve, thanë se u vendos që seanca e posaçme për arsimin e lartë të jetë të martën, një ?kompromis? ky për të mos sjellë të tjera përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.<br /> <br />Diskutimi me ritme të ngadalta, shpesh herë seanca të pazhvilluara në komisione parlamentare për shkak të përfshirjes së deputetëve në fushatë elektorale, bëri që projektligji për arsimin e lartë të mos shqyrtohej në imtësi nga deputetët anëtarë në komisione.