Surprise Me!

A1 Report - Gëzuar Fiter Bajramin!

2015-08-22 7 Dailymotion

TIRANË - Sot besimtaret myslimane ne Shqiperi dhe ne mbare boten festojne festen me te rendesishme ne kalendarin islamik Fiter Bajramin. Pas një muaji sakrifice e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslimanë përfunduan të enjten muajin e shenjte te Ramazanin.

Mëngjesi i së premtes nisi herët për besimtarët myslimanë, të cilët si çdo vit falen në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? namazin e Bajramit. Falja nisi në orën 06:06 të cilën e parapriu leximi i Kur?anit dhe ligjërata.

Me këtë rast kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Brucaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

Muaji i begatë i Ramazanit filloi më 18 qershor dhe përmbyllet me shtrim e drekës së Bajramit.

Urimi i kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Të nderuar besimtarë shqiptarë, kudo që ndodheni!

Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t'ju përcjell urimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta, për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.

Ne përcollëm me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, një mysafir i shtrenjtë, por që vetëm një herë në vit vjen. Na zbukuron me ngjyrat e tij të bukura dhe pastaj largohet pasi të ketë zbatuar detyrën. Kështu sot me gëzim të natyrshëm po i urojmë mirëseardhjen Fitër Bajramit.

Të gjithë besimtaret myslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i Madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe duatë, leximet e Kur?anit, si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të Tij.

Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar.

Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t'i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit.

I lutem gjithashtu Allahut t?i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.
O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë.
Gëzuar e përshumvjet Fitër Bajramin.
Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën.

Amin!

Buy Now on CodeCanyon